Protesta të mëdha të studentëve dhe qytetarëve në Serbi, protestuesit e paralizuan Novi Sadin

Beograd, 1 shkurt 2025 – Studentët e Universitetetit të Beogradit dhe studentët e Universitetit të Novi Sadit organizuan të shtunën pasdite dhe në mbrëmje në Novi Sad protestën që konsiderohet më e madhja deri më sot në këtë qytet. Studentëve dhe profesorëve të tyre iu bashkuan edhe dhjetra mijëra qytetarë nga gjithë Serbia, midis të cilëve kishte edhe figura të njohura publike nga fusha e arsimit, kulturës, artit, sportit, etj.

Protestuesit u pritën ngrohtësisht nga qytetarët e Novi Sadit, të cilët u ofruan atyre shujta e pije të ngrohta dhe ushqime të tjera të gatuara enkas për protestuesit. Studentëve dhe protestuesve që e kaluan natën në bllokadën në urën “Liria”, novosadasit u ofruan edhe pajisje ngrohëse dhe veshmbathje.

Nga bllokadat e protestuesve në tri urat e qytetit të Novi Sadit, “Varadin”, “Zhezhele” dhe “Liria”, u dëgjuan thirrje e brohoritje të forta kundër qeverisë së Serbisë, e cila akuzohet për vjedhje e korrupsion masiv, për abuzim me pushtetin, për vjedhje ee keqqeverisje, për aujtoritarizëm dhe shkatërrim të vlerave të demokracisë dhe për shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.  

Bllokimi i tri urave të qytetit, më e madhja praj të cilave do të mbahet e bllokuar deri të dielën në orën 15:00, u organizua në Ditën e qytetit të Novi Sadit dhe në tremujorin e shembjes së çatisë së pritores së stacionit të trenit në këtë qytet, ku e humbën jetën 15 persona u plagosën rëndë 29 të tjerë.

Në fillim, kërkesë kryesore e protestuesve fillimisht ishte publikimi i plotë i dosjes së rekonstruksionit të Stacionit të Trenit, e cila pritet të nxjerrë në pah abuzime të mëdha financiare të njerëzve në pushtet, besnikë ose varës të presidentit autoritar, Aleksandar Vuçiq.

Deri para pak ditësh, Vuçiqi i cilësoi organizatorët e protestave si pjesë të komplotit të shërbimeve të huaja kundër tij dhe kundër shtetit të Serbisë. Ai e vuri kundër protesuesve gjithë aparatin shtetëror, përfshirë institucionet e sigurisë, mediet e kontrolluara prerj tij dhe, madje, edhe strukturat partiake, të cilat përdorën mjete të ndryshme për zbrapsjen e studentëve e protestuesve në Beograd, në Novi Sad e në qytetet tjera universitare në Serbi, përfshirë edhe dhunën.

Protestat e studentëve, të cilat u përhapën në të gjithë vendin, shkaktuan trazira politike në Serbi dhe çuan në rënien e qeverisë së kryeministrit Milosh Vuçeviq, i cili ka qenë kryetar i Novi Sadit në kohën e rekonstruksiionit të Stacionit të Trenit në këtë qytet.

Tash për tash, Serbia ndodhet midis forimit të një qeverie të re dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Analistët mendojnë se Vuçiq do të përpiqet të shmangë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, por ai nuk do të mund ta përballojë presikonin e publikut, i cili duket se është në rritje të vazhdueshme.

Shumë figura të njiohura publike në Serbi e krahasojnë pozitën aktuale të Vuçiqit me pozitën e Sllobodan Millosheviqit në prag të rënies së tij nga pushteti. Por, analistët e kujdesshëm vërejnë se Vuçiq nuk përballet tani me një opozitë të konsoliduar si atëherë Millosheviqi, por me studentë idealistë dhe me shtesëm e lodhur nga regjimi autoritar i Vuçiqit..

UŽIVO Blokada Mosta slobode ušla u 21 sat, održava se akcija 15 minuta ćutanja (FOTO/VIDEO) 9

UŽIVO Blokada Mosta slobode ušla u 21 sat, održava se akcija 15 minuta ćutanja (FOTO/VIDEO) 5

UŽIVO Blokada Mosta slobode ušla u 21 sat, održava se akcija 15 minuta ćutanja (FOTO/VIDEO) 4

UŽIVO Blokada Mosta slobode ušla u 21 sat, održava se akcija 15 minuta ćutanja (FOTO/VIDEO) 3

(r.m.)

Comment

*