Prishtinë, 6 shkurt 2026 –Të premten në Prishtinë u mbajt një protestë e qytertarëve kundër shtrenjtimit eventual të energjisë elektrike.
Protesta u organizua pas kërkesës së tre operatorëve të furnizimit me energji – Operatorit për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) drejtuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.6 për qind për vitin 2026.
Protestuesit u bashkuan para drejtorisë së KEDS-it, KESCO-s e ZRRE-së e pastaj shkuan edhe para ndërtesës së qeverisë së Kosovës. Në ballë të protestës dominonte parulla “Nuk e durojmë ma hajninë”, ndërsa protestuesit mbanin në duar edhe parulla të tjera kundër shtrenjtimimit të energjisë, si: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Kujdes, faturë e naltë”, “S’kena me i pagu ma faturat”, etj.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë për rritjen e të faturave të energjisë elektrike nga viti i kaluar e deri më tani. Ata thanë se kjo situatë është e papërballueshme për familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa ngritja e çmimit të energjisë ka shkaktuar ngritjen zingjirore të Kostos së jetesës në Kosovë.
Protestuesit i bënë thirrje qeverisë që të ndërhyjë dhe të marrë në mbrojtje qytetarët nga kompanitë që tregtojnë me energjinë, të cilat nuk shohin tjetër përveç interesit të tyre.
Kategoritë më të goditura nga ngritja e çmimit të enrgjisë, sidomos pensionistët dhe të sëmurët, e kritikojnë qeverinë për mungesë ndjeshmërie për këto kategori, të cilave u është rrezikuar seriozisht mbijetesa.
Gjatë protestës para ndërtesës së qeverisë, protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që të dalë nga zyra dhe t’u thotë qytetarëve çfarë do të bëjë për mbrojtjen e qytetarëve nga operatorët, të cilët u quajtën si “hajna” dhe “profiterë”.
“Hajde poshtë! Dil para popullit”, thirrën protestuesit.
Policia njoftoi se një protestues u arrestua për shkak se e ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të ndertesës së KEDS-it.
“Shoqërimi është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka hedhur një mjet tymues. Të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, deklaroi Enis Pllana, zëdhënës i Policisë në Prishtinë.
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë konsiderohet është shumë i lartë krahasuar me të ardhurat mesatare dhe niveln e standardit jetësor të qytetarëve,
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka thënë se çmimi i energjisë varet nga lëvizjet në berzë, por ekspertët e ekonomisë mendojnë se Qeveria ka mekanizma për të parandaluar ngritjen e pakontrolluar të çmimit të energjisë dhe bëjnë thirrje që ajo nt’i përdorë të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve.
Vendimi lidhur me kërkesën e operatorëve për ngritjen e çmimit të energjisë pritet të merret në fillim të pranverës. ZRRE-ja e ka përjashtuar mundësinë e shtrenjtimit të energjisë sa është kërkuar nga operatorët, por e ka lënë të hapur mundësinë e miratimit të “kostove të arsyeshme”, të operatorëve.



(r.m.)