Prishtinë, 5 tetor 2026 – Një grup qytetarësh që kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës qysh prej mëngjesit, i kanë bllokuar hyrjet e ndërtesës së Kuvendit, për të mos i lejuar deputetët të dalin jashtë pa e miratuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Protestuesit nuk e kanë lejuar të largiohet nga Kuvendi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepin. Disa protestues e kanë kthyer dhunshëm deputetin Rexhepi brenda hapësirës së Kuvendit, duket e hedhur me forcë përmbi gardhin e sigurisë të vendosur nga Policia e Kosovës.
Protestuesit e kanë penguar edhe ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi të dalë nga ndërtesa e Qeverisë.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për protestë gjithëpopullore para Kuvendit.
“THIRRJE GJITHËPOPULLORE!
EJANI TË GJITHË TE KUVENDI I KOSOVËS!
UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI! Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë. TË GJITHË NË SHESH! O SOT, O KURRË! Për UÇK-në. Për drejtësi. EJANI TANI!” – ka shkruar Haziri në Facebook.
Ndërkohë, grupet parlamentare të PDK-së dhe LVV-së kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me dinamikën e procesit të miratimit të Projektligjit.
PDK-ja kërkon që projektligji mpër ndryshime në Ligjin për Specialen të miratohet neë lexim të dytë qysh sot, ndërsa LVV-ja kërkon që më parë të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
PDK-ja thotë se çështja e Ligjit për Specvialen nuk pa pse lidhjet më çëështjen e president it, por LVV-ja thotë se një strategji e qartë dhe e qëndrueshme për mbrojtjen e të dënuarve në shkallë të parë të Gjykatës Speciale nuk mund të bëhet pa institucione shtetërore të qëndrueshme e stabile, përfshirë presidentin e Republikës.
Paradite, disa protestues kanë hedhur materiale piroteknike drejt ndërtesës së Kuvendit. Shumica e protestuesve janë distancuar nga këto veprime. Midis tyre ka pasur edhe përplasje verbale.
Policia e Kosovës kryesisht i ka mbajtur nën vëzhgim protesuesit. Sipas raportimeve të medies në Kosovë, vetëm një nga protestuesit e dhunshëm është shoqëruar në polici.
(r.m.)