Tiranë, 10 nëntor 2025 – Kandidatët e Partisë Socialiste kanë dalë fitues në zgjedhjet e pjesshme në bashkitë e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Tepelenës dhe Matit, të cilat u zhvilluan të dielën, më 9 nëntor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, i ka përgëzuar fituesit e zgjedhjeve. Ai ka theksuar se ndjehet krenar për këtë fitore të Partisë Socialiste.
Rama gjeti justifike edhe për pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhje, e cila ishte më e ulëta në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas tij, shkaqet e pjesëmarrjes kaq të ulët në zgjedhje duhet kërkuar te “dobësia ekstreme e opozitës, moti me shi dhe natyra e zgjedhjeve të pjesshme”.
Postimi i plotë i Ramës:
🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki
🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore
🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë
për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.
#KRENARpërPS🇦🇱🌹🇪🇺
(r.m.)