Pse është mirë të aplikosh për nënshtetësi amerikane

Avokati Kieran Both

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

 

Vendimi për të aplikuar për nënshtetësi ka peshë të madhe, pasi nënshtetësia vjen me po aq benefite, sa dhe përgjegjësi të rëndësishme. Aplikimi për nënshtetësi është dëshmi e angazhimit ndaj këtij vendi si dhe formës sonë të qeverisjes. 

Nënshtetasit amerikanë gëzojnë të drejta të caktuara:

Lirinë e shprehjes.

Lirinë e adhurimit të perëndisë që duan.  

Të drejtën për t’u gjykuar me drejtësi dhe menjëherë nga trupi gjykues.

Të drejtën për të votuar nëpunësit publikë.

Të drejtën për të kërkuar punë federale në ato vende pune ku kërkohet të jesh nënshtetas amerikan.

Të drejtën për të kandiduar për poste publike.

Lirinë për të gjurmuar të drejtën për “jetë, liri dhe kërkim të lumturisë”.

Disa arsye të rëndësishme për të marrë nënshtetësinë amerikane:

Të votosh. 

Vetëm nënshtetasit mund të votojnë në zgjedhjet në shkallë federale. Gjithashtu, shumica e shteteve, në shumicën e zgjedhjeve që mbahen, e kufizojnë të drejtën për të votuar vetëm për nënshtetasit amerikanë.

Të shërbesh si anëtar i një trupi gjykues. 

Vetëm nënshtetasit amerikanë mund të shërbejnë si anëtarë të një trupi gjykues. Shumica e shteteve ia japin këtë të drejtë vetëm nënshtetasve amerikanë. Të shërbesh si anëtar i një trupi gjykues është një përgjegjësi e madhe për nënshtetasit amerikanë.  

Të udhëtosh me pasaportë amerikane. 

Pasaporta amerikane të jep mundësinë që në rast nevoje të marrësh ndihmë nga qeveria amerikane kur gjendesh jashtë shtetit.  

Të sjellësh anëtarët e familjes në SHBA 

Nënshtetasit e SHBA-së kanë përparësi kur bëjnë kërkesë për të sjellë anëtarët e familjes në këtë vend.  

Të marrësh nënshtetësi për fëmijët nën moshën 18 vjeç 

Në shumicën e rasteve, fëmija e një nënshtetasi/eje amerikane që lind jashtë SHBA-së, bëhet automatikisht nënshtetas amerikan. 

Të aplikosh për vende pune në qeverinë federale. 

Vende pune të caktuara pranë agjencive qeveritare kërkojnë që të jesh nënshtetas amerikan.

Të zgjidhesh në post publik. 

Vetëm nënshtetasit amerikanë mund të kandidojnë për poste publike në zyrat federale (si në Senat apo në Dhomën e Përfaqësuesve) si dhe për poste në zyra lokale apo shtetërore.  

Të ruash të drejtën e vendbanimit. 

Nënshtetasit amerikan nuk i hiqet e drejta për të banuar në SHBA edhe kur është dënuar për krim. 

Të kualifikohesh për grante dhe bursa federale 

Shumë ndihma financiare – ku përfshihen dhe fondet dhe bursat për shkollë të lartë – të cilat ofrohen nga qeveria për qëllime të caktuara, u jepen vetëm nënshtetasve amerikanë. 

Të marrësh benefite nga qeveria.

Disa nga benefitet që ofron qeveria u vihen në dispozicion vetëm nënshtetasve amerikanë. 

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]