Publikohen fotografitë e Maduros pas arrestimit nga forcat amerikane në Venezuelë

Uashington, 3 janar 2025 – Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotot e para të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pas arrestimit nga pjesëtarë të njësisë elitare të ushtrisë amerikane “Delta”. Fotot e para u bënë publike nga media venezueliane WRadio, raporton APA.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump publikoi fotot e para të Maduros pas arrestimit të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Në foton e parë shihet Maduro, i veshur rroba me veshje sportive ngjyrë hiri, me sy të mbuluar dhe me duar të lidhura që mbajnë një shishe ujë, ulur në një mjet ajror ushtarak, i shoqëruar nga dy persona të veshur me uniforma kamuflazhi, në të majtë dhe të djathtë.

Ndërkaq në foton e dytë, shihet Maduro, i veshur me rroba civile ngjyrë të kaltër, me këmishë të bardhë, mes dy ushtarakëve. Në prapavijë është një aeroplan i vogël udhëtarësh, me të cilin, siç duket, Maduro do të dërgohet për gjykim.

 

Më herët Trump njoftoi në rrjetin social Truth Social se Maduro dhe bashkëshortja e tij janë ndaluar dhe janë transferuar jashtë vendit. Ai tha se Maduro ishte shpallur në kërkim nga SHBA-të që nga viti 2020, për trafikun e madh të drogës drejt Amerikës.

Zyrtarë amerikanë të intervistuar nga CBS News kan thënë se arrestimi Maduros dhe bashkëshortes së tij  krye nga njësia elitare “Delta Force|, e cila njihet për operacione të nivelit të lartë. Ata bënë të ditur se kjo njësi e e kreu misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Sipas burimeve brenda Venezuelës, mbështetësit pro-opozitarë të lidhur me presidentin legjitim të zgjedhur të Venezuelës, Edmundo González, dhe laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado, kanë filluar mobilizimin për sigurimin e ndërtesave të institucioneve qeveritare dhe po përgatiten për hapa drejt një tranzicioni politik. Sipas këtyre burimeve, opozitarët po e përgatisin terrenin për atë që e përshkruajnë si administratë të përkohshme, por deri më tash nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar.

(r.m.)