Publikohen video të përgatitjeve të grupit terrorist serb për sulme në Kosovë

Prishtinë, 1 tetor 2023 – Policia e Kosovës publikoi të dielën dëshmi të reja të përgatetjet e grupit terrorist serb në qendrat e trajnimit të ushtrisë së Serbisë, për sulme në territorin e Kosovës

Nga dronët e grupit terrorist që janë konfiskuar pas sulmeve në Banjskë janë nxjerrë pamje të anëtarëve të grupit gjatë përgatitjeve, trajnimeve dhe simulimi të sulmeve të ndryshme.

“Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist, ka qenë Kopauniku në Serbi, përkatësisht hapësira që është pronë e Millan Radojqiq, ndërsa ushtrimet ushtarake, janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe, që ndodhet në vendin e njohur si Pasuljanske Livade dhe atë së paku katër ditë para sulmit në fshatin Banjskë. Sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja e qëndrimit të grupit terrorist në Kopaunik, Pasuljanske Livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë. Poligoni Posuljanske Livade është terren stërvitor ushtarak i ushtrisë serbe që ndodhet në territorin e komunave Paraqin, Despotovac dhe Boljevac në Serbi”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

“Shfrytëzimi i territorit dhe zonave ushtarake në Serbi, ofrimi në dispozicion i infrastrukturës dhe logjistikës ushtarake, armatimit e mjeteve ushtarake, konfirmon mbështetjen e Serbisë ndaj këtij grupi dhe mundësimin për të realizuar sulmin terrorist dhe synimin e cenimit të territorit të Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Policia e Kosovës ka publikuar linkun e fotove të armëve dhe mjeteve ushtarake të konfiskuara si edhe të videove të stërvitjeve të terroristëve dhe të sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

https://we.tl/t-n6dhPIM3F0

Sqarimet e videove:

Video 1.

Incizimet e datës 26 gusht 2023 ku paraqiten imazhe nga Kopauniku-Serbi, ku shihen resortet dhe hotel Grey që është pronë e Millan Radoçiqit.

https://fb.watch/npzoyMGG7V/

Video 2.

Incizimet i përkasin datës 2 shtator 2023 po ashtu ne Kopaunik afër hapësirave pronë e Milan Radoiqiq, këto imazhe paraqesin testimin e veshjeve të cilat janë kundër kamerave termike.

Pamjet tjera paraqesin ushtrimet finale të grupit terrorist në poligonin e ushtrisë serbe i njohur si Pasuljanske Livade.

https://fb.watch/npzvx7MMiu/

Video 3.

Sipas pamjeve të datës 20 Shtator 2023 duket se ushtrimet taktike operative për sulme ndahen në disa grupe në drejtime të ndryshme të pajisur me armë të gjata dhe pajisje ushtarake. Këtu shihen mjetet motorike, ku sipas pamjeve shihet se grupi ka simuluar sulmin dhe simulohen edhe plagosjet e anëtareve të grupit terrorist si dhe dhënia e ndihmës se parë.

https://fb.watch/npzLE3BhW7/

Video 4.

Në ketë video të datës 20 Shtator 2023 paraqiten pamje ku grupi ka hasur në rezistencë dhe ku simulohet mbështetja me mjete te blinduara (HUMVEE).

https://fb.watch/npzPn_SNad/

Video 5.

Këto pamje po ashtu të datës 20 Shtator 2023 janë vazhdim i pamjeve paraprake ku vërehet se automjeti luftarak (HUMVEE) ka ndaluar. Në vijën e parë shihet se ka inskenime/luftime ndërmjet gupeve . Vërehet se (HUMVEE) është duke mbështetur vijën e parë ndërsa luftimet e stimuluara nga grupi nën mbështetjen e (HUMVEE), janë duke shkëmbye zjarre. Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të grupit terrorist vërehen edhe automjete (HUMVEE) dhe dyshohet se njeri nga automjetet e konfiskuar nga Policia e Kosovës në sulmin terrorist të datës 24 Shtator 2023 është përdorur në të njëjtin ushtrim.

https://fb.watch/npzTnDhlTD/

Policia e Kosovës publikoi të dielën edhe foto të disa nga armatimi i konfiskuar në zonën ku ka vepruar grupi terrorist. Fotot dëshmojnë se armët dhe municionet e terroristëve janë prodhuar në Serbi dhe se disa prej tyre janë prodhime të viteve të fundit

(r.m.)