Rio de Janeiro, 6 korrik 2025 – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se epoka e globalizmit liberal është tashmë e tejkaluar dhe se e ardhmja i përket ekonomive në zhvillim të shpejtë. Në një fjalim drejtuar liderëve të vendeve të grupit BRICS, ai theksoi nevojën për të forcuar përdorimin e monedhave kombëtare në transaksionet tregtare ndërmjet këtyre vendeve.
“Të gjitha treguesit flasin për faktin se modeli i globalizmit liberal po bëhet i tejkaluar. Qendra e aktivitetit ekonomik po zhvendoset drejt tregjeve në zhvillim,” tha Putin.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të BRICS të shtojnë bashkëpunimin në fusha si burimet natyrore, zinxhirët e furnizimit dhe sektori financiar, duke e konsideruar këtë si rrugën drejt një arkitekture të re ekonomike botërore që nuk varet më nga sistemi perëndimor.
Putin foli në Samitin e BRICS përmes video-konferencës, pasi nuk mund të udhëtonte në Rio de Janeiro, për shkak të një urdhri arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ku ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë.
(r.m.)