Putini i festoi Krishtlindjet i vetëm, në një katedrale të Kremlinit

Moskë, 7 janar 2023 – Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse në në katedrale të Kremlinit, të shtunën. Ai ishte i vetëm dhe jo bashkë me besimtarë të tjerë në një festë publike.

Televizioni shtetëror rus shfaqi dy pamje të drejtpërdrejta brenda katedrales, derisa priftërinjtë ortodoksë po kryenin meshën e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se kjo ishte hera e parë ndër vite që Putini i festoi Krishtlindjet në Moskë e jo në rajonet përreth kryeqytetit.

Vitin e kaluar, Putini i festoi Pashkët në një katedrale, bashkë me mijëra qytetarë të tjerë, ndërsa Krishtlindjet i kremtoi vetëm, në rezidencën e tij zyrtare në Novo Ogaryovo, pranë Moskës. Në vitin 2021, ai mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod.

Kisha Ortodokse Ruse e mbështet luftën në Ukrainë. Patriarku i Moskës, Kirilli, të enjten u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë një armëpushim 36-orësh që e kishte shpallur Putini me rastin e Krishtlindjeve.

(Sipas Zërit të Amerikës)