Prishtinë, 25 qershor 2013 – Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Amnistinë, i cili është hartuar në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve misids Kosovës e Serbisë, me qëllim të krijimit të kushteve për përfshirjen e pjesëtarëve të strukturave paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës në strukturën e Policisë së Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shpjeguar se ky projektligj përcakton kushtet dhe proceduarat për siogurimin e amnistisë së personave që janë dënuar për një vepër penale, personat që janë në ndjekje për një vepër penale apo personat që janë objekt i ndjekjes penale për vepra penale të kryera para datës 20 qershor 2013.
“Ky ligj nuk amniston dhe nuk do të amnistojë asnjëherë vrasjet e personave zyrtarë, në cilëndo fazë që kanë ndodhur ato, apo të qytetarëve të tjerë”, citohet të ketë thënë aitri, gjatë shpjegimit të përmbajtjes së projektligjit.
Kryeministri Thaçi ka thënë se hartimi i projektligjit për amnisti është bërë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
R. M.