Qeveria e Kosovës: Rama e anuloi njëanshëm mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Prishtinë, 13 qershor 2023 – Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me anulimin e mbledhjes së përbashkët të saj me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ishte caktuar të mbahej nesër (e mërkurë, 14 qershor) në Gjakovë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për Telegrafin, se mbledhja është anuluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se kjo është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshm.

Kyeziiu ka thënë se takimet bilaterale me Kurtin që i ka kërkuar Rama do të mund të realiizoheshin secilën ditë tjetër.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, ka thënë Kryeziu.

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se, “në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike” i ka propozuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të mbahej një mbledhje në format tjetër, ku do të merrnin pjesë vetëm krryeeministrat, ministrat e jashtëm dhe ministrat e mbrojtjes, propozim ky që është refuzuar nga Kurti.

Rama ka thënë se Kurti i kishte kërkuar që mbledhja e dy qeverive të mbahej normalisht, ndërsa për situatën në veri të Kosovës do të mund të diskutohej veçmas.

(r.m.)