Karakas, 3 janar 2026 – Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka thënë se qeveria nuk e di ku ndodhet presidenti Maduro dhe zonja e parë. Ajo ka deklaruar se qeveria kërkon “prova të menjëhershme jete” të të dyve.
Qeveria e Venezuelës tha se e hedh poshtë dhe e dënon”agresionin ushtarak” të SHBA-së.
Ajo i akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë synim resurset e Venezuelës.
“Shtetet e Bashkuara po përpiqen të konfiskojnë burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj, në një përpjekje për të shtypur me dhunë pavarësinë politike të vendit”, tha qeveria në një deklaratë..
“Një agresion i tillë e kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe në Karaibe, dhe rrezikon seriozisht jetën e miliona njerëzve”, thekson deklarata.
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, tha se SHBA ka goditur zona civile dhe shtoi se qeveria po mbledh informacione mbi të vdekurit dhe të plagosurit.
Ai shtoi se Venezuela do të “rezistojë” ndaj pranisë së trupave të huaja, raporton BBC.
Lopez ka thënë forcat ushtarake janë vënë menjëherë në gjendje gatishmërie në tërë vendin. Ai ka bërë thirrje për “një front të përbashkët rezistence përballë agresionit më të rëndë” ndonjëherë kundër Venezuelës.
”Ata na kanë sulmuar por ata nuk do të na nënshtrojnë”, ka thënë ai.
(r.m.)