Rama bën ndryshime në qeveri. I largon Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun

Tiranë, 26 shkurt 2026 – Kjo foto familjare e anëtarëve të kabinetit qeveritar të Shqipërisë është e vjetër.  Kryeministri i Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kabinetin e tij, duke i ka larguar Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun, të cilët udhëhiqnin tri nga ministritë më të rëndësishme, të cilët i ka zëvendësuar me tre emra të rinj.

Siç duket, ndryshimet e Ramës e kanë prekur edhe bashkëpunëtoren e tij më të afërt deri tashti, Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Prokuroria e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa afera korruptive me vlera milionëshe. Rama e ka shkarkuar Ballukun nga të dyja pozitat. Në vend të saj, në pozitën e zëvendëskryeministres e ka emëruar Albana Koçiun, ministren e derisotme të Punëve të Brendshme, ndërsa në pozitën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë e ka emëruar Enea Karakaçin, kreun e OSHEE-së.

Firma e Ramës e ka nxjerrë nga kabineti qeverisës edhe ministren e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, e cila konsiderohej si njëra ndër besniket më të afërta të Ramës. Në vend të saj, ministër I Punëve të Jashtme është emëruar ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ferit Hoxha.

Rama e ka shkarkuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengun. Në vend të tij në këtë pozitë e ka emëruar Ermal Nufin.

Besfort Lamallari, i cili deri më sot ishte ministër i Drejtësisë, është emëruar ministër i Brendshëm, në vend të Albana Koçiut.

Toni Gogu është liruar nga detyra e ministrit për Marrëdhënie me Parlamentin dhe është emëruar ministër i Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhënie me Parlamentin.

Ndryshimet në Qeveri:

Belinda Balluku largohet nga detyra e zëvendëskryeministres dhe e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pozitën e zëvendëskryeministres e merr Albana Koçiu, kurse detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës e merr Enea Karakaçi.

Besfort Lamallari emërohet ministër i Brendshëm, në vend të Albana Koçiut.

Toni Gogu emërohet minister i Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Toni Gogut.

Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, në vend të Elisa Spiropalit, e cila largohet nga kjo detyrë.

Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, në vend të Pirro Vengut, i cili largohet nga kabineti i Ramës.

(r.m.)

Comment

*