Romë, 13 nëntor 2025 – Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë se Shqipëria është e gatshme të pranojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa të drejtë të vetos dhe pa të drejtë vote. Ai theksoi se Shqipëria do tw pajtohej tw pwrfaqwsohej nw Komisionin Evropian nga komisari Italian.
Kryeministri Rama e bwri kwtw deklaratw tw fortw në Romë, në konferencën e përbashkët pwr medie me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
“E kam thënë këtë edhe herë të tjera, ne jemi gati të bëjmë marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos përdorur as veton dhe as votën. Nuk na intereson. Ne jemi fanatikë të vlerave evropiane dhe kjo do të thotë se nuk kemi nevojë të përdorim veton, por jemi gati të nënshkruajmë që të mund të përfaqësohemi nga komisari italian evropian. Do të ishte shumë për ne që të kishim dy komisarë për të njëjtin vend, pasi ne jemi i njëjti vend”, u shpreh Rama.
Ai tha se “qershia mbi torte” do tw ishte pranimi I Shqipwrisw nw Bashkimin Evropian në vitin 2028, gjatë kohës që Italia do tw jetw kryesuese e Bashkimit Evropian dhe Giorgia Meloni do ishte kryesuese e Kwshillit Evropian
“Do të ishte qershia mbi tortë që kur Italia ta marrë kryesimin e BE-së, më 2028, dhe Giorgia të ketë rol të dyfishtë, si kryeministre italiane dhe si kryesuese e Këshillit Evropian… Po qeshni? Qeshni, por do ta shihni! Koha do të tregojë se unë gjithmonë kam të drejtë. Gaboja kur isha ministër i Kulturës, por tani si kryeministër nuk gaboj. Nëse do të jetë në dorën e Giorgias kur do të nisim negociatat, do të jemi të lumtur pasi ajo do jetë një derë e hapur për atë që presim prej qindra vitesh”, theksoi ai.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se Shqipëria, ndonwse nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, tashmë është një vend evropian sepse sillet si i tillë. Ajo shprehu dëshirën që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian të përmbyllen gjatë presidencës italiane të Bashkimit Evropian, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2028.
“Pas pak do të hapet edhe kapitulli i fundit i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ky kapitull teknik i rëndësishëm, por do të ishim të lumtur t’i hapnim negociatat me Shqipërinë nën kryesimin tone, në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm të presidencës së Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.
“Ne jemi mbështetësit e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian. Ne jemi pro zgjerimit. Nuk e vendosim ne se kush anëtarësohet, por Shqipëria është vend evropian”, theksoi Maloni.
(r.m.)