Rama: Kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së ishte një bombë mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës

Tiranë, 15 shkurt 2026 – Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në podkastin e tij, “FLASIM”, për kërkesën e Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Hagë që katër ish-krerët e Ushtrisë ÇLirimtare të Kosovës (UÇK) të dënohen me nga 45 vite secili.

Rama e ka cilësuar si “çmenduri” dhe si “bombë” mbi Kosovën dhe popullin e saj këtë kërkesë të Prokurorisë së Specializuar.

“Nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar që lejon dënime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t’u marrë jetën civilëve”, është shprehur ai.

Rama e ka cilësuar kërkesën për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “turp” për prokurorët e Prokurorisë së Specializuar dhe për shtetet që mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ky është një trup për këta prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë…”, ka theksuar Rama.

Deklarata e plotë e Ramës:

Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. M’u desh dhe më duhet, sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë.

Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të luftës çlirimtare ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të luftës çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ’98 – ‘99 qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve.

Por, nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t’iu marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë.

Po ashtu, nuk ka asnjë lloj ligjësie dhe asnjë ligj ndërkombëtar që I hap rrugën dënimit të një udhëheqësi në një lugyë çlirtimtare vetëm se ka qenë udhëheqës, pa provuar se ka dhënë urdhra për të sulmuar civilët, se ka pasur kontroll real mbi të gjitha formacionet luftarake në territory, të një ushtrie çlirimtare në emër, por një tërësie forcash të bashkuara nga i njëjti ideal dhe qëllim, por jo në të njëjtin organizim në territor apo se ka pasur ndonjë lidhje tjetër të drejtpërdrejtë me veprat penale të kësaj ‘ubushmërie’. Dhe ajo farë prokurorie dështoi të sillte qoftë edhe një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas pakashumë gjashtë vite hetimesh, e mbështetur nga një zingjir shtetesh demokratike të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë. Ky është një trup për këta prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë, që mundësojnë rroga marramendëse për personazhe të kësaj injorance dhe njëkohësisht të kësaj… Nuk di çka të them. Nuk di çka të them.

(r.m.)