Rama: Kosova ka të drejtë të pamohueshme ta zbatojë Kushtetutën e saj

Tiranë, 5 shkurt 2024 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbështetur angazhimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ai ka thënë se Kosova ka “të drejtë të pamohueshme” ta zbatojë Kushtetutën e saj, por edhe ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të koordinojë veprimet e saj me aleatët. Njëkohësisht, i ka bësrë thirrje Faktorit ndërkombëtar të mbajë qëndrim tëe balancuar.

“Përderisa të gjithë pajtohemi se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, koordinohet dhe të punojë ngushtë me aleatët e saj kyçë, le të mos harrojmë po ashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të mbahet përqendrimi dhe një balancë”, ka shkruar Rama në plaftormën X.

https://tëitter.com/ediramaal/status/1754496865431589189?ref_src=tësrc%5Etfë%7Ctëcamp%5Etëeetembed%7Ctëterm%5E1754496865431589189%7Ctëgr%5E41a2c5d377afb973bb048d39b8ce14271b2ad859%7Ctëcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fëëë.evropaelire.org%2Fa%2Fedi-rama-kosova-kushtetuta-dinari-%2F32806185.html

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evrop[ian dhe disa shtete të tjera perëndimore po kërkojnë që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për përdorim vetëm të euros në operacionet me para të gatshme, e cila e pamundëson përdorimin e dinarit serb në këto operacione.

Qeveria e Kosovës ka thënë se rregullorja është në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe se ajo do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti të hënën kërkesën amerikane që zbatimi i rregullores së Kosovës të shtyhet. Ai tha se Uashingtoni ka “shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.

(r.m.)