Kombëtarja shqiptare i ka gëzuar të gjithë me fitoren e saj në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.
Ndërkohë, për fitoren e kuqezinjve kanë reaguar edhe presidenti i Vendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe kryedemokrati Basha në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto nga momentet e ndeshjes shoqëruar me ikonën e shqiponjës dhe flamurit shqiptar.
Ndërsa presidenti Ilir Meta, në një postim në Facebook shkruan: “Super Fitore! Urime Kombëtares tonë dhe të gjithë tifozëve kuqezinj!”.
Lulzim Basha nga ana tjetër, me një postim në Instagram ka uruar kuqezinjtë për fitoren kështu: Zemrat plot krenari për kombëtaren #kuqezi.