Rama paralajmëron “qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë” të mazhorancës lidhur me rastin e Ballukut

Tiranë, 16 dhjetor 2025 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas publikimit të njoftimit se Prokuroria e Posaçme kundër Krimitt ë Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit të zwvendws-kryeministres e ministres sw Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, gjë që hap rrugë për arrestimin e saj.

Rama, në një postim në platformën X, e akuzi SPAK-un për “arreste pa gjyq”, duke e cilësuar këtë si “fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane”.

“Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht”, ka shkruar Rama.

Megjithëse ka thënë se kërkesa e prokurorit special nuk do të paragjykohet, ai ka thënë se, ndryshe nga rastet e tjera, mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë do tw përgatitet tw mbajë “qwndrim të drejtë, të qartë e të denjë” lidhur me rastin e zwvendwskryeministres Balluku.

“Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

(r.m.)