Rama për emigrimin: Ata që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë

Tiranë, 5 nëntor 2022 – Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek debati për shqiptarëve që ikin emigrantë kryesisht në Britaninë e Madhe. Nga Lushnja, Rama ka thënë se shqiptarët që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.

“Ata që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. A gjejnë apo jo më shumë, kjo është çështjes tjetër. S’i hyjmë kësaj”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, ka edhe raste të kthimit në fshat të shqiptarëve nga mërgimi.

“Ishim më parë në një fabrikë mermeri, ku ishin disa punëtorë që ishin kthyer. Por të flasësh me paqe e nder dhe të tregosh se ‘fshati po vdes, dhe njerëzit nuk kanë bukë të hanë’, por këto eksporte kush po i bëjnë? Të vdekurit. Puna e njerëzve nuk lindi me qeverinë tonë, por njerëzit ishin në hall të madh. S’kishte pika grumbullimi.”, ka thënë a.

Rama është shërbyer edhe me një thënie të gjyshes të tij të ndjerë, për të lavdëruar investitorët në bujqësi. Ai është shpotitur edhe me këtë rast me PD-në.

 “Thoshte gjyshja ime: ‘komshi i lumtur, shtëpi e lumtur’. Zhvillimi i pikave të grumbullimit në Lushnjë ka bashkuar totalisht PS-në me PD-në. S’mund të vijë politika të bëjë punët këtu. Të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit, edhe ata të PD-së po ia marrin produktin PS-së dhe qeverisë së saj. Perfekt. Aq më tepër so,t kur kuptohet se PD-ja është bërë si ato mallrat që t’i kthen pika e grumbullimit”, është shprehur Rama.

(r.m.)