Tiranë, 14 maj 2025 – Kryeministri I Shqpërisë, Edi Rama, mbajti sot në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë një fjalim falënderues pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Ky është një mandat për një Shqipëri të re”, tha Rama gjatë fjalës së tij, ndërsa theksoi se javën e ri ai do ta nisë me një imazh më të mirë , më të fortë e krenar për vendin tonë si “Europa e Ballkanit”.
“Do bëjmë të pamundur që të bëjmë një mandat domethënës, duke vendosur karrigen e Shqipërisë në tryezën e madhe të BE në vitin 2030.…ky është një mandat për t’u bërë një me fatin europian që kalorësi mbi kokat tona, Gjergj Kastrioti, profeti ynë na e përcaktoi si fatin tonë të patjetërsueshëm…ky është një mandat për ta mbajtur me shpirt ndër dhëmb gurin e pavarësisë së drejtësisë, barazisë para ligjit deri sa mos e luajë me topi, ku fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk do gjejnë më vend. Shqiptarët e dinë se vetëm ne e askush tjetër mund ta udhëheqë Shqipërinë në një kohë të tillë pa humbur busullën në këtë kohë. Ky është një mandat për një Shqipëri të re me një pozicion dhe Shqipëri të re”, tha Rama.
“Ky është një mandat për Shqipërinë turistike. Ky është një mandat për një Shqipëri me një nivel ende më të lartë sigurie. Ky është një mandat me një besim të lartë për një besim të lartë te Shqipëria”, theksoi ai.
“Nuk besoj te rastësistë, nuk ka mundësi që rastësia të jetë kaq e mrekullueshme. Ku populli i ka transformuar zgjedhjet në një referenduam për bashkimin sa më shpejt me Europën. Do ta nis javën e re me një imazh më të mirë dhe më të fortë si Europa e Ballkanit që do të jetë inspirimi, burimi i të gjitha energjive dhe patjeterë forca e këmbënguljes tonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim te Shqipërisa sepse Shqipëriua ka besim te ne”, u shpreh Rama.
“Më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është e gjitha përpara po jo aq përpara sa ne mos ta arrimë. Shumë mirënjohje respekt për të gjithë ju dhe të gjithë ata që më votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke i siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji nuk do e lëmë pa e shkrirë për t’ia krhyer mbrapsht atyre dhe Shqipërisë”, theksoi ndër të tjera kryeministri Rama, në fjalimin e mbajtur pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Edhe me këtë rast, ai foli me tone kritike për kundërshtarët e tij politikë, të cilët i quajti “të pandreqshëm”. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 11 majit flet për një, siç e cilësoi, “përballje përfundimtare”.
“Koha do ta thotë nëse rezultati i kësaj përballje me kundërshtarët tanë të kahershëm dhe të pandreqshëm është në fakt rezultati i një përballje përfundimtare me historinë tonë të mundimshme në kushtet kur na ra neve shansi tja ndryshojmë rrjedhën Shqipërisë”, tha Rama.
(r.m.)