Tiranë, 27 prill 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kritikuar ashpër deputeten e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, për kritijkat e saj publike për qeverinë dhe Partinë Socialiste.
Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura, Rama i ka dhënë ultimatum Spiropalit, duke e paralajmëruar se ajo duhet të zgjedhë të jetë me Partinë Socialiste ose kundër saj.
“O me ne o përballë nesh, Merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, citohet të jetë shprehur Rama.
“Ke postuar dy herë në rrjete sociale. Herën e 3-të do të përjashtohesh”, citohet të ketë shtuar ai.
“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e tretë derl nga grupi”, citohet Rama.
“Unë po bëj replikë për çfarë ke shkruar ti. Je akoma këtu sepse nuk dua që Partia Socialiste të humbasë investimin që ka bërë”, citohet të ketë paralajmëruar Rama.
Raportohet se Spiropali e ka kërkuar fjalën por Rama nuk ia ka dhënë.
Elisa Spiropali ishte ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo u liruan nga kjo pozitë pas vetëm 3 muajsh. Rama e emëroi në vend të saj diplomatin e karrierës, Ferit Hoxha, gjë që e lëndoi shumë Spiropalin.
(r.m.)