Tiranë, 11 shtator 2025 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e publikoi të enjten përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Para publikimit të emirave të anëtarëve të kabinetit të ri qeverisës, Rama foli gjerësisht për objektivat e mandatit të ri qeverisës. Ndër të tjera, ai paralajmëroi se do të propozojë zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit nga 140 në 101, reformë të re zgjedhore, mbështetje të sistemit të drejtësisë.
Rama tha se Partia Socialiste do të qeverisë deri në vitin 2050, ndërsa rotacionin e pushtetit e cilësoi “përrallë”.
“Partia Socialiste duhet të udhëheqë edhe për shumë e shumë vjet të tjera. Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lëruani atyre që tregojnë përralla. Është detyrim që ta shohim Partinë Socialiste në krye edhe në 2030, 2040, edhe në 2050. Ne do ta shohim, domethënë ju do ta shihni”, u shpreh Rama.
Kabineti i ri qeverisë i Ramës do t’i ketë 17 ministra. Në përbërjen e kabinetit të ri nuk janë përfshirë 8 ministra të kabinetit të saposhpërndarë.
Përbërja e kabinetit të ri:
- Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
- Ministrie e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
- Ministre për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
- Ministër i Financave, Petrit Malaj
- Ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhja
- Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
- Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
- Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
- Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
- Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
- Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
- Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
- Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
- Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
- Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
- Ministre e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
- Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu
(r.m.)