Londër. 12 mars 2026 – Gazeta britanike “The Sun” raportoi se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është plagosur rëndë dhe ka mbetur në koma.
Duke cituar një burim në kryeqytetin e Iranit, Teheran, “The Sun” shkrun se Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime serioze në stomak ose në mëlçi dhe se ai e ka humbur edhe njërën apo të dy këmbët.
“Atij i janë amputuar njëra ose të dyja këmbët. Mëlçia ose stomaku i tij gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet. Ai duket se është gjithashtu në koma”, citohet të ketë thënë burimi.
Sipas burimit, udhëheqësi i ri suprem i Iranit është në gjendje “shumë serioze”, në kujdes intensiv në Sina University Hospital, në lagjen historike të Teheranit. Një pjesë e ndërtesës është izoluar nga forcat e sigurisë.
Teherani kas konfirmuar se Mojtaba Khamenei është plagosur në sulmin amerikano-izraelit të 28 shkurtit, në të cilin u vranë gjashtë anëtarë të familjes së tij, përfshirë babain e tij, Ali Khamenei.
Ambasadori iranian në Qipro, Alireza Salarian, ka thënë se Mojtaba është plagosur në shpërthimet e fuqishme që e rrafshuan rezidencën e babait të tij.
“Kam dëgjuar se ai është plagosur në këmbë, në dorë dhe në krah”, ka thënë ai për gazetën “The Guardian”.
Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik dhe as nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike prej kur SHBA-ja dhe Izraeli i kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. Kjo ka bërë që të rriten spekulimet se ai është i plagosur rëndë ose edhe mund të ketë vdekur.
(r.m.)