Teheran, 1 mars 2026 – Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad raportohet se është vrarë në sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Sipas medias izraelite, Ahmadinejad është vrarë në shtëpinë e tij, të dielën.
Ahmadinejad ishte president i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai ishte i njohur për retorikën e tij të ashpër kundër Perëndimit. Ai ka mbajtur qëndrim konfrontues me faktorët ndërkombëtarë edhe për programin bërthamor të Iranit, duke këmbëngulur se Irani nuk do të hiqte dorë nga kë program.
Ai ka mbetur në kujtesë edhe për rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe për protestat masive që pasuan në gjithë Iranin.
Raportimi për vrasjen e tij vjen pas raportimeve për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei. Agjencia shtetërore e lajmeve Fars raportoi se Khamenei është vrarë në rezidencën e tij në Teheran.
Sipas Fars, Khamenei është vrarë të shtunën në mëngjes, në sulmin e parë të SHBA-së dhe Izraelity, “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit,” derisa po i “kryente detyrat e tij.
(r.m.)