Prishtinë, 9 mars 2026 – Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e tërhoqi deklaratën e tij se kryeministri Albin Kurti, për shkak të tij, në mars të vitit 2024, i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që Manastiri i Deçanit t’i ktheheshin 24 hektarë tokë bujqësore dhe pyll që shfrytëzoheshin nga ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.
Në një intervistë për radion lokale, Radio Gorazhdevci, Rashiq ka deklaruar se në vitin 2024 Kurti i kishte thënë: “Këtë e kemi bërë për ty”.
Rashiq, në një deklaratë për medie, ka thënë se deklarata në Radio Gorazhdevci nuk ishte e saktë. Ai ka thënë se fjalinë çështjen e kthimit të pronës së Manastirit të Deçanit e kishte përfshirë gabimisht me miratimin e vizitës së kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Partiarkut Porfirije, në Kosovë.
“Deklarata ime nuk ishte plotësisht e saktë, sepse e ngatërrova atë fjali me një bisedë që ndodhi më parë, kur miratova vizitën e Patriarkut serb. Gabimi im ishte i paqëllimshëm dhe ndërrimi i ngjarjeve ndodhi sepse kanë kaluar disa vite që nga ajo kohë”, tha Rashiq, në reagimin dërguar mediave.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, e ka hedhur poshtë deklaratën e Rashiqit në Radio Gorazhdevci. Ai ka thënë se Rashiq e ka cituar gabimisht deklaratën e Kryeministrit Kurti lidhue me vizitën e Patriarkut Porfirije në vitin 2023.
“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq, është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, shkroi Manxhuka në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Manxhuka ka thënë se çështja e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 ishte sqaruar qartë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe në konferencën për shtyp. Sipas tij, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën e Manastirit të Deçanit, ka qenë kusht i Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Deklarata e Rashiqit se kryeministri Kurti i kishte thënë se për shkak të tij [Rashiqit] e kishte miratuar ekzakutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuse që Manastirit të Deçanit t’i ktheheshin 24 hektarë tokë, shkaktoi reagime të shumta në Kosovë, sidomos në kampin e partive opozitare. Eksponentët ë këtyre partive dërguan akuza të rënda publike në adresë të Kurtit. Së diskursin e reagimeve dominuan etiketat “tradhtar” dhe “tradhti”.
Autoritetet lokale në Deçan refuzuan me vite regjistrimin në kadastër të 24 hektarëve tokë dhe pyje në emër të Manastirit të Deçanit, me arsyetim se këto prona u përkisin ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese e kishte “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, që pronën ia dhuronte pronën Manastirit të Deçanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kohën që Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që tokat t’i ktheheshin Manastirit të Deçanit, e kishte cilësuar atë si “vendimin më të dëmshëm ndonjëherë” të kësaj gjykate. Por, ai kishte vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës “nuk do të ishte vetëm një fitore historike, por edhe një hap gjigant” drejt njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.
(r.m.)