Rashiq: Unë dhe familja ime ndjehemi më të sigurt në Kosovë se në Serbi

Prishtinë, 2 tetor 2023 – Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ai si serb dhe familja e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.

“Unë si serb dhe familja ime si serbe ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, ka thënë Rashiq, për televizione ‘Hayat’, një fragment të së cilës e publikoi në platformën X, medium boshnjak Istraga.ba.

Rashiq e ka kujtuar një deklaratë të politekanit të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq,dhënë vetëm katër ditë se të vritej.

“Serbët në veri (të Kosovës) nuk kanë asnjë problem me shqiptarët, por kanë problem me Listën Serbe dhe me Qeverinë në Beograd”, ka cituar Rashiq Ivanoviqin e ndjerë.

Nenad Rashiq ka treguar se autoritetet serbe, duke filluar nga presidenti Alekasandar Vuçiq, dhe shërbimi sekret serb ushtrojnë forma të ndryshme presioni dhe shantazhe ndaj tij e familjes së tej, për shkak se ai është pjesë e institucioneve të Kosovës.

(r.m.)