Refuzohet kërkesa e ish-ministrit Lefter Koka për zbutje të masës së sigurisë

Tiranë, 5 dhjetor 2023 – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka lënë në burg ish-ministrin Lefter Koka, i cili është i akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorëve gjatë kohës që ka qenë ministër i Mjedisit.

Koka kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të lehtë, por GJKKO e ka refuzuar kërkesën e tij.

 Lefter Koka është njëri prej disa zyrtarëve të akuzuar për “shpërdorim detyre” në aferat e Inceneratorëve. Disa të dyshuar lidhur me këto afera janë arrestuar, kurse disa të tjerë janë shpallur  në kërkim.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(r.m.)