Ky është Rexhë Meta-Ulaj (1906-1985), me prejardhje nga Vuthajt, në viset shqiptare të pushtuara nga Mali Zi.
Në vitin 1913, i ati i Rexhës, Metë Fazli Ulaj, me gruan dhe tre fëmijë, u shpërngul nga Vuthajt dhe deri në vitin 1919 jetoi në Kosovë. Prej Kosove shkuan në Shkodër. Dy prindërit e Rexhës vdiqën pas pak kohe, njëni pas tjetrit të, dhe ky, bashkë me motrat e tij, Gjykën dhe Zojën, u vendosën në jetimoren e Shkodrës, të cilën e mbante Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Aty dhe në udhëtimet me misionarë e gazetarë anglo-amerikanë në viset veriire të Shqipërisë, Rexha e mësoi shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe u shërbente si përkthyes ekspeditave të ndryshme anglo-amerikane që e vizitonin veriun e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore.
Kur një ekspeditë të tillë e udhëhequr nga gazetarja amerikane më e njohur në botë në atë kohë, Rose Wilder Lane, jeta e Rexhë Metës mori kahje të mbarë. Sepse ajo, si gazetare e misionare, me autoritetin që kishte, i çeli shtigje jetësore Rexhës. Së pari i siguroi bursë për shkollim në Shkollën Teknike Amerikane “Harry Fultz” në Tiranë, e pastaj i ndihmoi të regjistrohej dhe i siguroi bursë për të studjua në Universitetin më të njohur të Anglisë, Kembrixh.
Meta e arsyetoi plotësisht besimin dhe universitetin – Fakultetin e Financave – e kreu me sukses exekelent. Në vitin 1937 ai e mbrojti temën e doktoranturës në fushë tekonomisë e financave. Kështu ai u bë shqiptari i parë i diplomuar dhe doktoruar në këtë universitet pretiçioz.
Për suksesin e arritur në studime, emri i Rexhl Metës u regjistrua në Librin e Artë të Univeritetit të Kembrixhit,
Nl vitin 1938, Rexhë Meta u kthye në Shqipëri dhe u emëruar drejtor i Drejtorisë së Financave të Shqipërisë. Ky fakt dëshmon se regjimi i Ahmet Zogut i i vlerësonte dhe i çmonte kuadrot e shkolluara.
Por, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë, në vitin 1840, Rexha u internua në Itali, prej nga u kthye në Shqipëri tek pas kapitullimit të Italisë, më 1943.
Në Kongresin/Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16-20 shtator 1943), Rexhë Meta ishte delegat i Vuthajve.
Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist e arrestoi Rexhën dhe e dënoi me vdekje-pushkatim. Gazetarja Rose Walder Lane, pasi mori vesh për dënimin e Rexhës, intervenoi te Presidenti amerikan, Harry Truman, për t’ia shpëtuar jetën Rexhës. Për të mos e pushkatuar Rexhën, Enver Hoxha shtroi një kusht: që gazetarja Lane të mos shkruante artikuj kundër regjimit komunist në Shqipëri, kusht ky që gazetarja e pranoi, për hir të jetës së Rexhë Metës. Kështu dënimi kapital me vdekje iu shndërrua në dënim me 27 vjet burgim, të cilin e vuajti në Burgun e Burrelit.
Gjatë vuajtjes së dënimit të Rexhës, familja e tij – gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora – jetuan në mjerim dhe përjetuan vuajtjet e persekutimet që i përjetonin mijëra e mijëra familje shqiptare nga regjimi komunist.
Pas daljes nga burgu, Rexhë Meta jetoi edhe pak kohë me familjene tij në rrethin e Tiranës. Vdiq në vitin 1985 dhe u varros në Shkodër.
Personaliteti i Rexhë Metës meriton respektin dhe kujtimin e brezave, edhe si shqiptari i parë i diplomuar e doktoruar në Universitetin e Kembrixhit.
Nëse emri i tij është regjistruar në Librin e Artë të këtij univerditeti, ai meriton të nderohet edhe nga institucionet arsimore në Shqipëri, në Kosovë e në Mal të Zi.
Por, krahas emrit të Rexhës, duhet të kujtohet e nderohet edhe emri i gazetares dhe misionarees amerikane, Rose Wilder Lane, e cila u kujdes për shkollimin e Rexhës, madje edhe ia shpëtoi atij jetën.
Në librin e saj “Majat e Shalës”, gazetarja Lane e përshkruan Rexhë Metën si një djalë të zgjuar, fisnik, trim e të sinqertë, çfarë nuk kishte takuar kurrë një tjetër.
Rexha, ndonëse ishte vetëm 12 vjeç kur i shoqëronte, udhëtarëve anglo-amerikanë ua mësonte rrugën, u tregonte ngjarje, histori e gojëdhëna dhe u fliste për doket e zakonet shqiptare të veriut. Ai përkthente shkëlqyeshëm nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas.