Shkup, 3 nëntor 2025 – Komisioni Shtetërir i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut, i ka numëruar votat e raundit të dytë të zgjedhjeve për kretar.ë të komunave.
Në komunat me shumicë shqiptare, koalicioni i partive shqiptare VLEN ka fituar në pesë komuna, koalicioni AKI ka fituar në një, ndërsa në dy komuna kanë fituar kandidatët e partisë maqedonase OBRM-PDUKM.
VLEN ka arritur fitore në komunat: Bogovinë, Dibër, Dollnen, Strugë, Tetovë, ndërsa AKI ka arritur fitore vetëm në komunën e Studeniçanit.
Në Komunën e Kërçovës dhe atë të Bërvenicës, kryetarë të rinj janë zgjedhur kandidatët e OBRM-PDUKM-së.
Rezultatet përfundimtare të balotazhit në komunat me shumicë shqiptare:
- Komuna e Bogovinës: Feti Abazi nga VLEN i ka fituar 6.380 vota, ndërsa Besnik Emshi nga AKI ka fituar 5.040.
- Komuna e Bërvenicës: Jovica Ilievski i OBRM-PDUKM i ka marrë 4.369 vota, kurse Haqim Ramadani i VLEN i ka marrë 4.224 vota.
- Komuna e Dibrës: Fisnik Mela nga VLEN i ka marrë 4.369 vota, ndërsa Ramadan Imeri si kandidat i pavarur i ka marrë 3.674 vota.
- Komuna e Dollnenit: Blerim Islami nga VLEN i ka marrë 3.979 vota, kurse Sashko Veljanoski 2.799 vota.
- Komuna e Kërçovës: Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM i ka marrë 13.697, ndërsa Fatmir Dehari nga AKI i ka marrë 11.326 vota.
- Komuna e Strugës Mendi Qyra, kandidat i pavarur i përkrahur nga VLEN i ka marrë 12.040 vota, kurse Arsim Dalipi kandidat i AKI i ka marrë 11.411 vota.
- Komuna e Studeniçanit: Ejup Abazi nga AKI i ka marrë 4.348, ndërsa Azem Sadiku i ka marrë 4.141.
- Komuna e Tetovës: Bilall Kasami nga VLEN i ka marrë 21.004, ndërsa Bajram Rexhepi nga AKI i ka marrë 15.958.
(r.m.)