Brezi i ri i shkolluar dhe i edukuar është gur-themeli për të ndërtuar një të ardhme më të mirë
Anja Dinion
Studente e programit Master në John Hopkins University
U riktheva në Mëmëdhe, në Shqipëri, në fund të vitit 2023, për të kremtuar festat e Krishlindjes dhe Vitin e Ri, mbas 25 vjet mërgimi në SHBA.
U largova nga Shqipëria në vitin e mbrapshtë 1997. Në mendje më mbeten zhvillimet dramatike të shndërrimit të shoqërisë nga ish-vend komunist ne demokratik pluralist. Bashke me zhurmnajën, s’më hiqen nga mendja fishekzjarret, të cilat mbaheshin në dorë pak minuta e shuheshin mbremjeve ne qytetin tim te dashur Fier. Krismat e armëve ishin bërë pjesë e një simfonie që ndillte vetëm mërzi e pasiguri. Ato ishin më shumë se sa kartolinat që shkëmbeheshin mes miqve e shokëve, ne fëmijëve na ngrinin buzeqeshjen.
Në familjen tonë, Teze Liljana kish adaptuar një punishte të vogël ëmbëlsirash, në ballkonin e shtepisë. Aty kishim privilegjin te mblidheshim me vëllezërit, kushërinjtë e të afërmit, ku sipas rastit jepnim ndonje ndimesë të vogël.
Keku me sherbet arra, bajame apo lajthi ishte preferenca jone. Ndodhte ndonjëherë që digjeshin, e shkrumbi të shponte hundët. Këto punë kulmonin në Krishtlindje e Vitin e Ri, apo ne raste gezimesh familjare.
Isha në klasen e tretë fillore. Koha qe e vështirë, njerëzit vetëm flisnin për politikë, ngado në sheshe zhurmonin demonstratat. Radio e televizioni trasmetonte lajme të trishtuara për eksode e ngjarje të pakëndshme.
Shkonim në shkollë të shoqëruar. Klasat ishin të ftohta, dritaret me xhama të thyer, bankat të vogela uleshim deri në katër nxënës. Na mungonin mjetet mësimore, por zemrën na e ngrohin zëri ëmbël i mësuese Fatos, i mësuese Ferialit. Me dashurinë e tyre pa kufi, na bënin të harronim të ftohtin e pasigurinë që ndihej kudo, e mezi prisnim diten tjeter të riktheheshim në shkollë.
Mësimi i gjuhës bukur shqipe, njohuritë në arithmetikë, muzikë e sport ndihmuan në formimin tim, për t’u bërë një njeri me vlera per familjen, shoqërinë e atdheun.
Ishte pikërisht viti 1997 kur prindërit e mi përfituan Llotarinë Amerikane dhe në fund të pranverës të po atij viti, udhëtuam për në shtetin Michigan-it, në SHBA.
Këtu ëndrrat e mira gjetën hapsirën e duhur e unë aktualisht jam në Johns Hopkins University në vitin e fundit dega diplomaci dhe relatat ndërkombëtare. Programet jane te larmishme ku dominojne vende qe ndodhen ne trazicion, varferi, gjendje pa sigurie lufte civile, etj.
Studjoj e mësoj pa rreshtur, e në mendje më vjen fëmijëria ime e vështirë e mbushur me krisma armësh, mungesa të produkteve ushqimore e industrial, pa siguri e ankth, kushtet shumë të vështira në shkollë, dritare pa xhama , pa ngrohje , nje baze metodike — mesimore e varfer , ku mesimet here – here nderpriteshin nga ngjarje e situata te tensionuara te sigurisë.
Transferimi ynë në SHBA, në Michigan kishte veshtirsitë e sistemimit në apartament , punesim e shkollim. Mendoni gjithesekush nga ju qe lexon keto shenime të gjendesh ne nje vend, ku të mungojnë tW njohurit, gjuha e komunikimit, puna e shumecka?
Rregistrimi në shkolle, kushtet e mrekullueshme mobilim, ngrohje, ambjent që gumzhin plot nxenes, mesues, ishte nje kapercim i ylberit per mua. E mrekulluar fillova mesimin e gjuhes angleze. Filloja nje jete e re, te cilen as ne perrallat e Zhy Vernit s’ekisha lexuar.
Kushtet ne klasa , me banka personale, me kompjuter, bashkebisedimet e lira pa komplekse (kur degjoja qeshje e ngritje zeri nga bashkenxenesit ne klasë, une strukesha e kafshjoja gjuhen me friken, se dicka do të ndodhte me ne!)
Por jo, mësuesit na lejonin të bashkëbisedonim, të shprehnim lirshëm mendimet tona, çka kurrë s’mund ta imagjinoja ne ish klasen time ne vend-lindje. Nuk me besohej ne cfarë bote e universi jetoja, e dalëngadalë u rrita me anglishten, e mesimet e perditshme, e ne ate mendjen e vogel perplaseshin si dallge deti dy botë, ajo qe lash pas, e kjo qe po jetoja ne Liri e prosperitet te plotë. Enderroja e deshiroja qe kjo jetë e re e imja te ishte pjese e shoqeve e shokeve te mi qe lashë në Mëmëdhe!
Simestrin qe kaloi, ketu ne Johns Hopkins , me la pershtypje klasa “Negotiating for humanity” , ku flije per “human rights, UN Common Agenda” , etj.
Duke hulmtuar me kujes aty gjeta veten time te femijris. Kjo ishte dhe arsyja qe u riktheva pas 25 vitesh ne Shqiperi (Tirane). Pergatita nje material te bollshem, e vizitova disa shkolla te rendesishme ne kryeqytetin Tirana, Durrës… Këto materiale i mori Ministria e Arsimit dhe Kultures, për t’u futur si mësim e curriculum (kurrikula) bazë në shkollat e mesme shqiptare.
Koncepti thelbësor i klasës është të njohësh të drejtat e vetes e të të tjerve, të ambjentit etj. Studimi dhe kuptimi i plotë i të drejtave themelore të njeriut të vënë e me te sigurtë dhe me ndjenjë të vërtetë të besimit në vetvehte, në këtë mënyrë kemi mundesi ta ndani kete pervoje dhe te ndihmoni te tjeret ne nevoje — kudo qe mund te jenë.
Kuptimi dhe njohja e te drejtave themelore të njeriut, jo vetem nxit vetëbesim dhe besim ne vetvehte, por gjithashtu frymezon nje ndjenje pergjegjesie per te kontribuar ne mireqenien e te tjereve. Ky efekt shpesh rezulton ne perpjekejet kolektive per te krijuar një botë ku të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen universalisht.
Është shumë e rëndësishme te kesh vetbesim dhe t’ia dish vlerat vetes — pikërisht këtu mendoj se përfitojnë gjimnazet shqiptare në kuadrin e trazicionit për në Evropën e Bashkuar ku synon Shqipëria.
Per të mbërritur ne këte asyetim unë vizitova 8 shkolla të mesme në Tirane dhe Durres, dy qytete të mëdhenj të Shqipërisë. Kur vizitova shkollën e parë, ne pritje per te bashkebiseduar me drejtorin , mendimet me çuan 25 vite më parë.
Sytë e mi shikonin një transformim epokal, gjithëçka dukej thuajse si në SHBA. Ne cdo shkolle kish ambjent komod, me roje sigurie, ambjenti ne shkolla me ngrohje, atmosfera gazmore, studentë të buzëqeshur, veshur bukur, ambjente të pastra, ndertime te reja bashkohore. Kudo u prita me ngroëhtsi e respekt, kjo me shkaktonte kënaqësi, pse jo lumturi. Brezi i ri i shkolluar dhe edukuar ne keto shkolla eshte gur-themeli per zhvillim, kulturë, progres e mirëqënie.
Zemra m’u be mal për të gjitha këto zhvillime pozitive. Hapja e Kolegjit Evropian tek ish Piramida, në Tiranë është nje ogur i mire, per prespktiven zhvillimore te Shqipërisë.
Ndihem e gezuar dhe e priviligjuar per Atdheun tim të lindjes Shqiperinë, vend i vogël në progres, partner i besueshëm i SHBA-së e botës perëndimore.