Rita Ora është nominuar për herë të parë në çmimin Kids’ Choice Awards

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj shumëdimensionale.

Ajo është nominuar për herë të parë për çmimin prestigjioze Nickelodeon Kids’ Choice Awards, në kategorinë “Favourite Villain” (Antagonistja më e preferuar) për rolin e saj si Queen of Hearts në filmin “Descendants: The Rise of Red”.

Lajmin e bukur e ka ndarë vet këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë nominim si një moment të veçantë dhe të rëndësishëm në karrierën e saj artistike. Për publikun e ri të Nickelodeon, roli i saj si Mbretëresha e Zemrave ka qenë një paraqitje mbresëlënëse, që e bëri Ritën të spikaste në një univers të dashur për adoleshentët dhe fëmijët.

 

 

Ky nominim vjen si dëshmi e shkathtësisë së saj artistike, jo vetëm në muzikë, por edhe në aktrim – dhe përforcon pozicionin e saj si një artiste që sfidon vetveten vazhdimisht dhe prek audienca të reja në çdo projekt që merr përsipër.

Së fundmi, Rita Ora ka paralajmëruar këngën e saj më të re, që mban titullin “Heat”, e cila do të publikohet më 6 qershor. Fansat e saj në mbarë botën tashmë janë në pritje të këtij projekti muzikor, i cili pritet të jetë një hit i verës.

Me çdo hap të ri, Rita dëshmon se është një emër i fuqishëm në industrinë globale të argëtimit, duke përfaqësuar me krenari origjinën e saj shqiptare në skena ndërkombëtare.

(Telegrafi)