Këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora e ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Shape of me”.
Këtë këngë, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia”, Keith Urban, Rita ia ka dedikuar nënës së saj, Verës, me rastin e ditëlindjes së 60-të.
Në videoklipin e këngës shfaqen filmime nga fëmijëra e Ritës dhe familjes së saj në Britani të Madhe dhe në Kosovë. Pjesë e filmimeve të viteve të fëmijërisë së Ritës janë edhe nëna e saj, Vera, babai Besniku, motra Elena, dhe vëllai Doni.
Në klip shihen çaste nga jeta e përditshme dhe nga udhëtimet e familjes.
Rita Ora ka lindur në Prishtinë. Nëna e saj, Vera, është mjeke, kurse babai i saj, Besniku, është ekonomist.
Familja e saj u largua nga Kosova dhe u zhvendos në Londër, Angli, në vitin 1991, kur Rita ishte një vjece.
(r.m.)