Roberta Metsola rizgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

Strasburg, 16 korrik 2024 – Roberta Metsola është rizgjedhur të martën presidente e Parlamentit Evropian, për një gjysmë mandate apo për dy vjet e gjysmë.

Ajo e siguroi rizgjedhjen që në rundin e parë të votimit, duke i marrë votat e 562 deputetëve nga gjithsej 720 deputetë.

Para rizgjedhjes Metsola ka thënë se sfidat që e presin Evropën do të kërkojnë udhëheqje të fortë.

“Dua të ndihmoj për të kapërcyer boshllëqet e mbetura midis asaj që njerëzit presin nga Evropa dhe asaj që mund të ofrojmë ne. Unë jam këtu për të kërkuar besimin dhe votën tuaj për të na lejuar të vazhdojmë së bashku për dy vjetët e gjysmë.. Sfidat që na presin kërkojnë udhëheqje të fortë, sepse bëhet fjalë për shtyrjen përpara të legjislacionit për të cilin njerëzit kanë nevojë”, ka thënë ajo.

Metsola nga grupi i Partive Popullore i(EPP), e cila e ka marrë këtë detyrë në janar të vitit 2022, e kishte vetëm një kundërkandidat nga grupi i partive të majta.

(r.m.)