Rohde: Gjermania do ta mbështesë ndërtimin e një parku solar në Kosovë

Prishtinë, 24 tetor 2022 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë potencialin e saj për energji të ripërtritshme dhe se Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar.

“Kosova duhet të përdorë potencialin për energji të ripërtritshme. Do të ndihmojmë mbrojtjen e ambientit nga ndotja dhe arritjen e sigurisë energjetike. Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar 100 MW. Jo thëngjilli, por era dhe dielli duhet të jenë e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe Klimën, Anna Luehrmann, ka vizituar Kosovën. Ajo tha se Gjermania po përpiqet të gjejë një alternativë për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e krizës energjetike gjatë këtij dimri. Sipas saj, kjo do të ndodhë duke u mbështetur në politikat për energjinë e gjelbër dhe për zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike.

(r.m.)