Rrëfimi i fotografit serb që e dokumentoi luftën në Kosovë

Prishtinë, 23 shtator 2024 – Fotografi serb Goran Tomasheviq, ish fotograf i agjencisë “Reuters”, i cili ka qenë i vetmi fotograf që ishte lejuar të punonte në Kosovë për shtypin ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, ka folur për përvojat e tij si fotograf dhe si reporter në Kosovën e përfshirë nga lufta, në një rrëfim në “Reporting House”, në Prishtinë, të hënën më 23 shtator 2024.

Tomasheviq ka thënë se gjatë bombardimit tremujor të NATO-s ai i kishte dokumentuar nga afër viktimat në Burgun e Dubravës. Sipas tij ishin rreth 100 viktima, të cilat ai i kishte parë nga afër dhe i kishte xhiruar.

“NATO e ka goditur burgun dhe ne shkuam aty, kemi gjetë shumë kufoma, nuk e di se kush i kishte nxjerrë dhe kush i kishte futur ne dhomë, kishte pasur shumë dëme, ne bëmë çka mundëm, i pamë disa armë, pajisje të mjekësisë të shkatërruara, mure të shkatërruara, i citova disa burime dhe u ktheva në Prishtinë”- ka thënë Tomasheviq.

Goran Tomasheviq thotë se nuk i kishte parë duke ndodhur vrasjet në burgun e Dubravës. Ai thotë se kishte shkuar vetëm pasi kishin përfunduar bombardimet atje, andaj dhe thotë se nuk është i sigurt se kush i kishte kryer ato vrasje.

“Nuk i mbaj në mend mirë datat dhe ngjarjet. Nuk kam mundur të shkoj sa herë kam dashur, kam marrë aq sa kam mundur. Unë nuk i kam parë vrasjet duke ndodhur në burg të Dubravës. Në Dubravë kam parë shumë njerëz të vrarë, dëme nga bormbadimet, por kush i kishte vrarë ata njerëz?”- është shprehur Tomasheviq. 

Fotografi serb në Kosovë, ka folur edhe për bombardimet në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime. Ai ka thënë se pas bombardimeve kishte shkuar atje dhe i kishte realizuar disa fotografi të ngjarjes.

Tomasheviq e ka vlerësuar punën e fotografit me interest ë madh për historinë. Ai ka thënë se në situata lufte, siç ishte lufta në Kosovë, fotografitë janë më të rëndësishme për dokumentimin e ngjarjeve se sa raportimet e tjera nga zonat e luftës.

“Besoj se fotografia është më e rëndësishme se historia”, ka thënë ai.

Tomasheviq ka folur edhe për vështirësitë e mëdha me të cilat është ballafaquar gjatë punës së tij në Kosovë. Ai ka thënë se puna e tij nuk ishte as pa rrezik, sepse policisë dhe ushtrisë serbe nuk i pëlqente që ai punonte për një agjenci perëndimore.

Fotografi serb ka thënë se gjatë luftës në Kosovë ka hasur edhe në probleme e vështirësi të mëdha teknike.

“Vareshim shumë nga linjat telefonike. Na duheshin 20 minuta për ta dërguar një fotografi të vetme”, ka thënë ai.

Goran Tomasheviq ka punuar për agjencinë “Reuters” deri në vitin 2002

(r.m.)

Comment

*