
Fjala e mbajtur në 40-vjetorin e shugurimt meshtar të Dom Pjetrit
Nga Gjek Gjonlekaj
Epiku dhe tragjiku i Greqisë antike, Eskili, në një prej vargjeve të tij thotë: “Për mendime e punë të mëdha, fjalë të madhërishme të kërkojmë”. Pra sonte në këtë darkë solemne për të nderuar meshtarin tonë Dom Pjetër Popaj duhet t’i zgjedhim fjalët më të mira. Fjala e urtë latine thotë: “Pluribus Unum”, të gjithë për një, e një për të gjithë”.
Sot kremtojmë 40-vjetorin e shugurimt meshtar të Dom Pjetrit tonë dashur. Që është një përvjetor jubilar i shërbimeve për të gjithë, ndërsa ne sonte në këtë përvjetor po festojmë të gjithë për një me fjalë të tjera të gjithë për Dom Pjetrin.
Ndërsa po lexonja këto ditë pjesë nga libri: “Të kapërcehet Pragu i Shpresës” të Papë Gjon Palit të Dytë tani Shën Gjon Pali i Dytë mësova se Jezu Krishti e nderonte shumë apostullin Pjetër. Bile kishte një porosi të vazhdueshme: “Mos ki frikë”
Shën Pjetri pas shumë udhëtimesh të gjata dhe të vështie a arriti në Romë dhe atje në një prej 7 kodrave të Romës ndërtoi kishën e parë e cila më vonë u quajt e Kisha, Katedraja dhe Bazilika e Shën Pjetrit.
Emëri Pjetër është shumë i dashur për shqiptarët. Këtë emër mbanin kolosët e fesë dhe kombit tonë. Të tillë kishin qënë Imzot Pjetër Budi (Shekspiri Shqipëtar) siç e cilëson Ismail Kadare. Kështu kishte qënë edhe Imzot Pjetër Bogdani e Pjetër Mëshkalla që përvec titujve të lartë fetarë ata janë edhe martirë dhe prelatë e patriotë të dalluar. I tillë kishte qënë edhe Pjetër Arbnori i kohës sonë.
Dom Pjetër Popaj një cerek shekulli më parë kishte ndërtuar kishën tonë të mrekullueshme në një prej kodrave në Hartsdale ku kishte qëndruar disa kohë edhe George Washingtoni. Kishte qëndruar në kodrën tonë prijësi i luftës amerikane për pavarësi. Kjo qytezë në kodër (city on hill) është shëndrruar në një qëndër të madhe fetare dhe kombëtare.
Pjetër Popaj ka lindur në familjen fisnike Popaj të Shën Gjergjit të Ulqinit dhe në fillim të viteve 70 u vendosën në Shtetet e Bashkuara. Kolegët e tj të shkollës tetëvjecare tregojnë se Pjetër Popaj ka qënë nxënës i shkëlqyeshëm shume i sjellshëm elegant dhe pedant, ku ishte shquar edhe për shërbesa fetare në kishën e vendlndjes së tij. Atje në kishën e Shën Gjergjit i kishte shërbyer me dashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm Monsinior Simon Filipaj që e nderonte aq shumë. Dom Simonin e kishte si një yll drite për ardhmerinë tij fetare e kombëtare.
Më në fund pas një shkollimi të gjatë këtu në kolegjet amerikane Dom Pjetri filloi studimet e larta në Seminarin Saint Joseph në Dunwoodie të qytetit Yonkers ku kishte mbaruar me sukses Fakultetin e Teologjisë dhe Filozofisë. Para 40-vjetësh filloi punën si meshtar i rregulltë në filli në kishat amerikane dhe më vonë vendosi t’i vihet në shërbim Kishës Katolike Shqiptare në Bronx të New Yorkut.
Mesha e parë e përurimit ishte thënë në Kishën tonë shqiptare në këtë qytet u kishin marrë pjesë shumë klerikë shqiptarë siç kishin qënë At Arthur Liolini Bostonit, Imam Isa Hoxha i New Yorkut. Por çka e bënte edhe më madhështore këtë meshë ishte pjsëmarrja e Dom Simon Filipaj i cili kishte ardhur për të celebruar këtë meshë të shejtë dhe hstorike. Darka solemne e kësaj dite u festua në Hotelin Imperial ku kishin marrë pjesë pothuajse 1,300 veta. Ishin të pranishëm shqiptar nga gjithë anët e Amerikës.
Dom Pjetër Popaj përveç aktivitete të shumta fetare e kombëtare disa herë ka drejtuar qindra shqipëtarë në pelegrinazhe sië ishin Roma, Gjenocano, Lindja e Mesme. Bile atë ditë që pelegrinët shqiptarë ishin tek varri i Krishtit, pikërisht atë ditë Manush Myftiu i Shqipërisë Komuniste njoftoi se prej asaj dite FEJA në Shqipëri ishte e lirë. Ishte kjo një koincidencë mistike dhe historike. Këtë rrugë të madhërishme e kishin drejtur Dom Rrok Mirdita dhe Dom Pjetër Popaj gjatë kovidit-19 bëri shërbime që mund të quhen heroike ngase vajti në spitale, në funerale, në kishë e varreza për vdekjen e më shumë se 100 shqiptarëve që vdiqen si pasojë e kesaj epidemie.
Për të folur për Dom Pjetër Popaj duhen ditë të tëra, por kësaj radhe vetëm kaq dhe iu deshirojmë jetë të gjatë, shëndet e lumturi të përditshme.