Rrustem Mustafa: “PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re”

Prishtinë, 6 korrik 2026 – Rrustem Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se partia e tij është “e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re”.

“PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik”, ka shkruar Mustafa, në një postim në Facebook, pas ndërprerjes së seancës kontituive të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa, i njohur me demunitivin Remi, ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe për qeveri funksionale.

“Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme”, ka shkruar ai.

“Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror”, ka theksuar Mustafa.

Ky qëndrim i deputetit Rrustem Mustafa është i papajtueshëm më qëndrimin e shprehur publikisht nga udhëheqja e PDK-së. Kryetari Bedri Hamza dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie kanë thënë se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Ata e kanë vlerësuar të panevojshme përfshirjen e PDK-së në procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, duke e cilësuar këtë si obligim kushtetues të partisë më të madhe në Kuvend, Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët eksponentë të PDK-së kanë kërkuar që presidenti i ardhshëm i Kosovës të propozohet nga kjo parti.

Postimi i plotë:

Koha për përgjegjësi politike: PDK, roli vendimtar për një qeveri normale

Pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale. Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë.

PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik.

Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën.

Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror.

(r.m.)

Comment

*