Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 25 maj 2026 – Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaqi është zgjedhur kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Thaqi i ka marrë 6 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, gjyqtari Gjykatës së Apelit, Besnik Bislimaj, i ka marrë 5 vota.

Mandati i Thaqit si kryesuesi i KGjK-së është tre vjeçar. Detyra e tij si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet gjatë kohës që do ta ushtrojë detyrën e kryesuesit të KGJK-së.

Në mbledhjen e sotme të KGJK-së u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryesuesit, Rrustem Thaqi. Atij ia dorëzoi detyrën zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku.

“Rrustem Thaqi gjyqtar në Gjykatën Supreme zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i Thaqit si kryeses i Këshillit Gjyqësor është tre vjeçar dhe do të fillojë nga data 25 maj. Detyra e Thaqit si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet përgjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së“, tha ajo.

Biografia e Kryesuesitt ë ri të KGJK-së

Rrustem Thaqi është gjyqtar i Gjykatës Supreme nga marsi i vitit 2022. Gjyqtari Thaqi ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike i kreu ne vitin 2015 po në të njejtin universitet, drejtimi-civil. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005 ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Pejë, në vitin 2005. Gjyqtari Thaqi ka punuar si avokat në periudhën prej 2006 e deri në vitin 2010. Thaqi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë është emëruar ne vitin 2010 ku dhe punoi deri më 2012. Nga 1 janari i vitit 2013 u emëru gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërsa me 16 qershor 2017, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës deri më 28 shkurt 2022, kur u avancua në Gjykatë Supreme. Paralelisht me angazhimin gjyqësor ka mbajtur dhe mban disa funksione të rëndësishme profesionale dhe institucionale, ndër të cilat veçohen: Anëtar i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, nga data 15.12.2023 – në vazhdim. Trajnues për programin fillestar dhe atë të vazhdueshëm në Akademinë e Drejtësisë, nga data 27.12.2023 – në vazhdim. Kryetar i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, nga data 10.07.2024 – në vazhdim. Anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Performancës në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, nga data 30.04.2024 – vazhdim. Anëtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në periudhën 2018–2022. Gjatë viteve të angazhimit si gjyqtar i Gjykatës Supreme, ka marrë pjesë në konferenca dhe punëtori të shumta profesionale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si dhe ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë si hartues dhe bashkëhartues në një numër të konsiderueshëm botimesh të Akademisë së Drejtësisë.

(r.m.)