Uashington, 17 shkurt 2026 – Departamenti Amerikan i Shteti e ka publikuar sot urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e sekretarit Rubio, sikurse edhe në urimin që Presidenti Donald Trump ia përcolli Presidentes Vjosa Osmani, thuhet se SHBA -ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Në urim shprehen pritjet e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën dhe vlerësohet pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes.
Deklarata e plotë e sekretarit Rubio:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.
SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.
SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

(r.m.)