Rubio vlerëson kontributet e Kosovës në angazhimet ndërkombëtare për paqe

Uashington, 20 shkurt 2026 – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nëpërmjet një statusi në platformën X, ka njoftuar për takimin e tij me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rubio e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në nisma për paqe dhe stabilitet në botë, duke u bërë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Ai e ka falënderuar Presidentes Osmani për pjesëmarrjen e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

“U takova me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Presidenten Osmani e falënderova gjithashtu për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, ka shkruar Rubio.

https://twitter.com/SecRubio/status/2024971418245415351

Më herët, Presidentja Osmani ka njoftuar se me sekretarin Rubio kanë diskutuar për “mundësitë e forcimit të aleancës” midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilën e ka vlerësuar “me rëndësi jetike” për popullin e Kosovës.

Ajo e ka falënderuar administratën e Presidentit Trump për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë.

“Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon”, ka shkruar Osmani.

(r.m.)

Comment

*