Beograd, 21 gusht 2024 – Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, u takua të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ruge shkroi në rrjetin social X se temë diskutimi ishin edhe çështjet rajonale, përshirë “siguria afatgjate në Kosovë”.
“Ne biseduam gjithashtu për çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023,” tha Ruge.