Rusët e zënë rob në Ukrainë: Do të ngrihemi kundër Putinit

Kiev, 16 mars 2022 – Ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë i bëjnë thirrje Presidentit  të Rusisë, Vladimir Putinin, që të ndalojë operacionet luftare në Ukraunë, të cilat ata i quajnë “akte terroriste”. Ata e paralajmërojnë Putinin se kur të kthehen në Rusi do të ngrihen kundë tij, sepse ekonfirojnë përgjegjës për tragjeditë njerëzore që i ka shkaktuar në  Ukrainë.

“Dua t’i them komandantit tonë suprem që të ndalojë aktet terroriste në Ukrainë, sepse kur të kthehemi do të ngrihemi kundër tij. Këtu janë kryer krime. Të gjithë do të gjykohemi për to”, kanë thënë disa prej ushtarëve rusë të zënë rob në Ukrainë, citon CNN.

Dhjetëra ushtarë rusë tëzënë rob nga ushtria ukrainase janë paraqitur në konferencat për media të autoriteteve ukrainase, ndonëse paraqitjet e tyre mund të jenë të dyshimta, pasi është e mundur që ata janë ndjerë nën presion. Sipas Konventës së Gjenevës, është e ndaluar të poshtërohen robërit e luftës.

Por, tre pilotët e kapur të Forcave Ajrore ruse që kanë folur për CNN, kanë lënë të kuptohet se ata nuk po flisnin nën presion dhe fjalët e tyre tingëllonin ngjashëm me ato të robërve tjerë rusë të luftës. Të gjithë  kanë thënë kjo nuk është një luftë që ata duan ta bëjnë.

Në intervistë për CNN tre rusët e zënë rob kanë zbuluar se janë të shqetësuar thellë për misionin e tyre dhe për vuajtjet që po ua shkaktohen civilëve ukrainas. Për këtë ata e akuzojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Rusët e burgosur në Ukrainë kanë thënë se zata janë trajtuar mirë nga autoritetet ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se afro 600 ushtarë rusë janëzënë rob në Ukrainë prej fillimit të agresionit të Rusisë ndaj vendit të tij.

(r.m.)