Rusia dënon shkencëtarin Golubkin me 12 vjet burg “për tradhti”

Moskë, 26 qershor 2023 – Një gjykatë ruse tha të hënën se shkencëtarin Valery Golubkin e kishte me 12 vjet burg për tradhti, pasi e shpalli fajtor se u kishte dhënë sekrete shtetërore “përfaqësuesve të organizatave të huaja”. Gjykata nuk dha detaje të tjera për rastin.

Zoti Golubkin ishte punonjës i Departamentit të Aerohydromekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Institutin e Fizikës dhe të Teknologjisë në Moskë.

Shkencëtari Golubkin u arrestua në fund të vitit 2020 nën dyshimet se i kishte dhënë sekrete një vendi të anëtar të NATO-s, pa specifikuar se përcilin vend bëhet fjalë. Në atë kohë, avokati i tij, tha se zoti Gobulkin i mohon akuzat ndaj tij.

Viteve të fundit, një numër shkencëtarësh rusë janë arrestuar dhe janë akuzuar për tradhti, nën dyshimet se u kanë dhënë materiale sensitive shtetasve të huaj.

Kritikët e Kremlinit thonë se ndonjëherë arrestimet ndodhin nga paranoja e pabazë, gjë që autoritetet e mohojnë.

Në fillim të muajit Moska ngriti një çështje penale kundër njërit prej tre shkencëtarëve rusë të raketave hipersonike, të arrestuar nën dyshimet për tradhti.

(Zëri i Amerikës)