Rusia dhe Kina vunë veton në rezolutën e KS të OKB-së për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Nju Jork, 7 prill 2026 – Sot, Rusia dhe Kina vunë veton ndaj rezolutës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në Këshillin e Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Associated Press.

11 anëtarë të KS votuan për rezolutën, Pakistani dhe Kolumbia abstenuan, ndërsa Rusia dhe Kina votuan kundër.

Rezoluta, e cila është propozuar nga Bahreini, u zbut ndjeshëm gjatë negociatave.

Në versionin e parë parashihej edhe mundësia e përdorimit të “të gjitha mjeteve të nevojshme”, përfshirë forcën ushtarake, gjë që u kundërshtua nga Rusia, Kina dhe Franca.

Në versionin përfundimtar, dispozitat mbi përdorimin e forcës u hoqën dhe shtetet anëtare u ftuan të merrnin pjesë në koordinimin e masave për sigurinë e lundrimit nëpër ngushticë.

Në tekstin final të rezolutës, ndër të tjera, i bëri thirrje Iranit që të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare dhe të mos e pengonte lundrimin e lirë nëpër ngushticë. Po ashtu, i bëhej thirrje pësr ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës civile.

Rezoluta u hodh në votim disa orë para skadimit të paralajmërimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Irani do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe urave, në qoftë se nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.

Nëpër Ngushticën e Hormuzit kalon rreth një e pesta e naftës, prandaj bllokimi i saj çoi në një rritje të madhe të çmimeve të energjisë.

(r.m.)

Comment

*