Moskë, 18 qershor 2025 – Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përmbahen nga çdo formë ndihme ushtarake direkte për Izraelin, madje edhe nga deklaratat spekulative në këtë drejtim.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov, ka thënë se ndihma e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane për Izraelin mund të destabilizojë thellësisht situatën në Lindjen e Mesme.
“Ne e paralajmërojmë Uashingtonin: mos guxoni as të mendoni për këtë. Një veprim i tillë do ta destabilizonte në mënyrë radikale të gjithë situatën”, citohet Ryabkov nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Ryabkov ka thënë se Moska është në kontakt me Jerusalemin dhe Teheranin.
Në një koment të veçantë, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, SVR, Sergei Naryshkin, ka thënë se situata midis Iranit dhe Izraelit tani është kritike.
Më parë, një burim i njohur me diskutimet e brendshme në SHBA ka thënë se Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po shqyrtonin një sërë opsionesh, përfshirë edhe bashkimin me Izraelin në sulmet ndaj lokacioneve të impianteve bërthamore iraniane.
(r.m.)