Rusia: Sulmet kundër rebelëve Houthi janë të paligjshme

Moskë, 12 janar 2024 – Rusia ka dënuar sulmet e SHBA-së dhe Britanisë kundër grupit rebel Houthi.

“Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, ato janë të paligjshme”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Peskov tha se Moska i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur nga rebelët Houthi që të ndërpresin sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Rusia e cilësoi sulmet në Jemen si “aventurë” të SHBA-së dhe aleatët e saj, duke theksuar se ato u kryen “pa mandat” të Kombeve të Bashkuara. Ajo ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të premten.

Rusia është një aleat i ngushtë i Iranit, i cili armatos, stërvit dhe mbështet rebelët Houthi.

Të mërkurën, Rusia dhe Kina abstenuan në votimin për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u kërkonte Houthit të ndalonin menjëherë sulmet e tyre ndaj anijeve dhe vinte në dukje të drejtën e shteteve anëtare të OKB-së “për të mbrojtur anijet e tyre nga sulmet”.

(r.m.)