Seanca për Berishën shtyhet për shkak të tërheqjes së avokatëve të tij

Tiranë, 25 tetor 2023 – Gjykata pwr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur pwr shtyrjen e seancës për ish-kryeministrin Sali Berisha, pwr shkak tw twrheqjes sw avokatwve tw z.Berisha.

Gjykata njoftoi se seanca do tw vazhdojw sapo tw arrijw avokati të Kryesisë, Artan Simoni, i cili është caktuar nga gjykata pwr mbrojtjen e interesave të ligjshme të Berishës.

Dy avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, e kanw braktisur seancën pas dy orësh, pasi gjykata ka rrwzuar kërkesn e tyre për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Gjokutaj ka shpjeguar se GJKKO e ka rrëzuar kwkswn që vendimi për caktimin e kufizimeve ndaj Berishës, i cili gwzon imunitetin e deputetit, të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi kërkuar që Gjykata të marrë iniciativën dhe të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mosdërgimin e kërkesës përcaktimit masës së sigurisë dhe masat që janë marrë. Gjykata, duke qenë në vijim të kërkesës për përjashtim, ku dispozita nuk e lejon as të japë e as të marrë vendim deri sa të shqyrtojë atë kërkesë, mori vendim për të rrëzuar këtë kërkesë tonën dhe në këtë mënyrë ne u larguam nga gjykimi”, ka thënë Gjokutaj.

Ai ka thënë se gjykata e ka refuzuar edhe kwrkeswn e mbrojtjes qw t’u sigurohet njw kopje elektronike e shkresave tw lwndws.

 “Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve që gjykata pretendon se i ka vendosur dje, por ajo mori vendim që të vazhdojë seancën edhe pa u njohur me aktet”, ka thwnw Gjokutaj.

Ai ka thënë se “binomi GJKKO dhe SPAK” duan ta vijojnë gjyqin me avokat të kryesisë.

“Kjo gjykatë wshtw shkelëse të ligjit. Binomi GJKKO dhe SPAK duan ta vijojnë gjyqin me avokat të kryesisë. Të bëjnë ç’të duan. Sigurisht,  avokati i kryesisë është shkelja më e vogël”, ka thwnw ai.

Edhe gjykata njoftoi arsyet për ndërprerjen e seancës. Ajo bëri të ditur se seanca do të vazhdojë sapo të mbërrijë avokati Artan Simoni.

Njoftimi i plotë e gjykatës:

Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

– Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

– Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Nga ana e mbrojtësve av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

– Gjykata njoftoi se në seancën e parë gjyqësore, në kushtet që nuk ishte në dijeni për zgjedhjen e një mbrojtësi nga ana e të hetuarit Sali Berisha, referuar listës së avokatëve kryesisht, urdhëroi njoftimin e avokatit Artan Simoni, duke i bërë me dije këtij të fundit që të paraqitej pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate për tu njohur paraprakisht  me aktet, në eventualitet që nga ana e të hetuarit Sali Berisha nuk do të bëhej zgjedhja e një mbrojtësi.

– Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha.

– Gjykata ndërpreu për disa minuta shqyrtimin gjyqësor në pritje të mbërritjes së avokatit Artan Simoni, për vijimin e seancës gjyqësore.

(r.m.)