Uashington, 6 shtator 2021 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falenderoi të hënën Kosovën për strehimin e përkohshëm qytetarëve afganë të cilët kishin punuar me trupat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
“Në bisedën time sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritjen e afganëve të rrezikuar. Qytetarët e Kosovës, shumë prej tyre dikur edhe vet refugjatë, sërish dëshmuan gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar për paqen dhe sigurinë globale”, shkroi sekretari Blinken.
In my call today with Kosovo Prime Minister @albinkurti, I thanked the government and people of Kosovo for hosting at-risk Afghans. Kosovo citizens, many once refugees themselves, have again demonstrated their willingness and capacity to contribute to global peace and security.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 6, 2021
Ndërsa kryeministri Kurti tha në një postim ne Twitter se sekretari Blinken shprehu vlerësimin e presidentit amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kosovës.
“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi kryeministri Kurti.
Pleasure to speak w/ Sec. @ABlinken today. He expressed @POTUS’s appreciation for our support & coop. Kosova is honored to offer a safe & secure environment for Afghan citizens during their transition. Our alliance w/ the US is unwavering, & our friendship is growing stronger. pic.twitter.com/l6WQa29fYd
— Albin Kurti (@albinkurti) September 6, 2021
Të premten nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, bisedoi në telefon me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të shprehur siç u tha mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovën në evakuimin e qytetarëve afganë.
Deri tani në Kosovë janë strehuar rreth 700 qytetarë afganë.
Më herët gjatë ditës, sekretari Blinken falënderoi të gjitha vendet përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, që ndihmuan në evakuimin e rreth 124 mijë personave nga Afganistani.
(Zëri i Amerikës)