Senatori Menendez: Politika për Ballkanin me Beogradin në qendër nuk do të funksionojë

Uashington, 7 gusht 2023 – Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, ka thënë se ai është krenar që i është bashkuar thirrjes së kryetarëve të komiteve për politikë të jashtme dhe dhe 56 deputetë të disa vendeve evropiane drejtuar Brukselit dhe Uashingtonit që të rishqyrtojnë qasjen ndaj Serbisë për shkak të rolit të saj në tensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Në një shkrim në Tëitter, Menedez ka theksuar se “politika për Ballkanin me Beogradin në qendër” nuk do të funksionojë.

“Jam krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë @aliciakearns, @MiRo_SPD & @ChairOlek, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë për Ballkanin me Beogradin në qendër” nuk do të funksionojë”, ka shkruar Menendez.

Menendez e ka shpërndarë letrën që u është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly, e cila është publikuar më parë nga kryeterja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.

Zonja Kearns ka treguar se letra është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të Komiteteve për Punë të Jashtme dhe nga 56 deputetë.

Situata në pjesën veriore të Kosovës u tensionua në fund të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit u vndsën në ndërtesat e komunale, me asistimin e Policisë së Kosovës.Serbët lokalë, me mbështetjen e Beogradit zyrtar, organizuan protesta të dhunshme, në të cilat u lënduan dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese vetëm ndaj Kosovës, për shkak se nuk i ka përmbushur në plotëni kërksat për deeskalimin e situatës, ndërsa vazhdon të tolerojë veprimet destruktive të Serbisë, e cila e ushtron ndikimin e saj te serbët n Kosovë, përmes struktrave paralele dhe përmes grupeve kriminale që kanë mbështetje në Beograd.

(r.m.)