Prishtinë, 5 shkurt 2024 – Shoqata e serbëve të zhvendosur nga Kosova në Serbi e kanë bllokuar rrugën Prishtinë – Nish, në Rudar, pak kilometra nga vendkalimi kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdar.
Komunikacioni në këtë rrugë është bllokuar për të gjitha automjetet, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se do të pamundësohej vetëm kalimi i automjeteve të shqiptarëve të Kosovës dhe atë prej orësx 12:00 deri në orën 15:00.
Organizatorët kanë marrë vendim për bllokimin e rrugës në shenjë proteste ndaj rrezullores së Bankës Qendrore të Kosovëës që e ndalon përdorimin e dinarit të Serbisë në operacionet me para të gatshme në Kosovë
Qendra Kombëtare e Kosovës për Menaxhim Kufitar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje udhëtarëve që, për shkak të bllokimit të rrugës, të përdorin pikëkalimet kufitare tjera për qarkullim.
Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që e nxjerr nga qarkullimi dinarin e Serbisë ka shkaktuar shqetësime te pjesxëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Deri më tash Serbia i ka paguar me dinarë punëtorët e strukturave paralele të saj, pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale në Serbi.
(r.m.)